12 të lënduar në aksident trafiku

12 të lënduar në aksident trafiku

foto ilustruese

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të Pendës së Livoqit në Gjilan, lëndime kanë marrë 12 persona, deklaroi policia.

Dy automjete janë aksidentuar në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në Livoq të Epërm.

Policia e rajonit të Gjilanit konfirmon për lajmi.net se 12 persona janë lënduar, por asnjë nuk është në rrezik për jetë.

Forcat e rendit tregojnë se nga hetimet e para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur atëherë kur drejtuesi i veturës “Golf”, për shkaqe të panjohura kaloi në anën e kundërt të rrugës dhe goditi veturën “Opel Omega” e cila lëvizte nga drejtimi i kundërt.

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dymbëdhjetë pasagjerë. Rasti mbetet nën hetime nga Policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilanit.