Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 12 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.898 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 13 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat e Gjilanit.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,854 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.457. Në total numri i rasteve aktive është 133./Llapi.info