Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 110 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.288 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve është raportuar një i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 2 pacientë. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Podujevës

Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 24 raste, Ferizaj 12 raste, Klinë 11 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 7 raste, Pejë 7 raste, Gjakovë dhe Lipjan nga 5 raste, Rahovec dhe Fushë-Kosovë nga 4 raste, Mitrovicë, Skenderaj dhe Deçan nga 3 raste, Prizren dhe Viti nga 2 raste, Shtime, Vushtrri, Istog, Dragash dhe Kaçanik nga 1 rast.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,623 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,267 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.667. Në total numri i rasteve aktive është 689./Llapi.info