19 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 253 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Nga 19 personat që kanë rezultuar sot pozitivë për virusin korona, një prej tyre është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Bellopojë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar edhe 24 pacientë nga virusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 871.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit, deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 1 mijë 142 qytetarë, prej tyre 871 janë shëruar, kurse 30 pacientë tashmë kanë ndërruar jetë./Llapi.info