Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 103 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.100 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.218.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë dhe i njëjti është nga qyteti.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.754 të tilla. Prej tyre, 2.218 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 5.749 raste aktive me COVID-19./Llapi.info