Një djalë në shtetin federal amerikan Kolorado thirri policinë që ta ndihmonte në zgjidhjen e një problemi matematikor.

Siç raportojnë mediat në Amerikë, djaloshi 10-vjeçar thirri 911, i cili ishte munduar për një kohë të gjatë të kryejë detyrën.

“Kjo nuk është një emergjencë, por unë jam 10-vjeç dhe jam lodhur me detyrën e matematikës, dhe dëshiroj të më ndihmosh menjëherë. Unë nuk e di se si ta ndaj numrin 71 me 3,052 “, i tha djaloshi oficerit kujdestar, Chris Clow.

Clow ndihmoi djalin duke i thënë atij se numri ishte 42.9.

Në Stacionin e Policisë Fort Collins thanë se nuk ishin përgjegjës për rezultatin e gabuar në matematikë, transmeton KP.

“Tjetër herë e thirrni shkollën në të cilën ndjekni mësimin dhe pyetni për problemin e zgjidhjes së detyrave matematikore”, i ka thënë polici, sigurisht duke qeshur.