10 shprehitë që do të ju bëjnë të pasur

Zakone nga përditshmëria juaj, që do t’iu ndihmojë të pasuroheni shpirtërisht.

Më kujtohet kur ulesha në një bodrum të ftohtë dhe me pluhur, duke provuar të gjejë mënyrën që do të ma ndryshonte jetën.

Isha 21 vjeçarë, dhe isha i gatshëm të bëja përmirësime në jetën time, por kisha ngecur për tri arsye: Jetoja në shtëpinë e prindërve të mi, në punë merrja vetëm 8 dollarë në orë, dhe isha regjistruar në një program që e dija që nuk do ta përfundoja. Por thellë brenda e dija që duhej t’i ikja këtyre. Megjithatë, nuk doja të ikja nga vetvetja, diçka që e bëja gjithmonë. transmeton lajmi.net.

Këtë herë vendosa të bëjë disa ndryshime që të arrija suksese, por nuk e dija ku të filloja. Megjithatë, e kuptova që nëse i ndryshojë zakonet e mia, edhe ato do të më ndryshonin mua.

Në vend që të bëja shaka të tilla me larishmëri aktivitetesh, vetëm duke shikuar televizion dhe sporte, vendosa të lexojë libra dhe të mbajë fjalime.

Këto zakone të reja më ndihmuan të arrij rezultate të mira. Profesionalisht, unë u bëra më kompetent. Personalisht arrita shumë siguri në vetvete. Këto janë dy pikat që më ndryshuan tërësisht jetën time. Më aktivizuan të gjeja rrugën e suksesit, më ndihmuan të bëjë pasuri dhe të bëhem inspirim për shumë njerëz të tjerë.

Për më shumë, u bë një sakrificë e madhe. Këto zakone më bërën personin që jam sot.

Këto janë 10 zakonet e fuqishme që do t’iu bëjnë të pasur:

1.Thjeshtësoni fjalët tuaja

Sa mirë mendoni që ju i përhapni lajmet? Milionerët dinë një mënyrë të thjeshtë për ti ndarë ato. Ata i përdorin fjalët e duhura dhe posedojnë një kuptim të thellë në mendje. Personalisht, lexoj cdo ditë një fjalorë, por asnjëherë nuk provoj të përdorë çdo fjalë që mësojë.Duke provuar të flisni me një stil shumë të lartë, shpesh herë humbim mundësitë që duam ti arrijmë. Për më shkurt, mos tentoni të bëheni llafazanë.

Fatkeqësisht, shumë njerëz bëhen dembel duke komunikuar me të tjerët dhe në përputhje me zakonet e të tjerëve. Megjithatë, milionerët punojnë se si ti përmirësojnë këto gabime, dhe të gjejnë mënyra të thjeshta për ti thënë ato, gojarisht dhe në të shkruar.

2.Heqni dorë nga fjalët e vjetra

Përpara se të përballeni me fjalët e reja, ju duhet të braktisni fjalorin e vjetër. Nëse doni të keni një veturë ose shtëpi të re, atë’herë largohuni nga e vjetra dhe kërkoni të rejën. Nëse doni të arrini mendime pozitive, së pari duhet të shpëtoni nga ato negative.

Unë e kam kuptuar këtë zakon një ditë kur isha në një gosti në McDonald.Me shumë neveri, morra guximin të kërkojë biftekun më të mirë dhe më të këndshëm që kishin. Në vend që të porositja të zakonshmën time “Hamburgerin” 1 dollarësh, isha i lumtur të mburresha me paratë e mia e t’i shpenzoja në një biftek të shtrenjtë të paktën një ose dy herë në javë.

 

3.Qëllimet e përditshme

Çdo ditë i vendosë qëllimet e mia në një letër. Ky është një zakon tjetër i imi, që i premtova vetës që do ta praktikojë tërë jetën. Nëse jeni duke bërë projekte financiare, duke planifikuar detyrat javore, ose projektuar ndonjë ndërtim,  ju do të siguronit një zakon të shpejtë të përditshmërisë suaj.

Kur të vendosni qëllimet tuaja çdo ditë, do të arrini të keni prioritet “që gjërat e para t’i vendosni të parat”. Prioriteti, është ajo çka do t’iu ndihmojë më së shumti. Në vend që të ndiçni veprime 100 dollarëshe, ky zakon do t’iu nxisë të bëni aktivitete 1,000 dollarëshe. Pasi të keni përfituar nga këto aktivitete, ju do të keni një shumë parash që do t’iu ndihmojë të bëheni milionerë.

4.Si të keni harmoni

Ju duhet të bëni atë që doni të bëni.Do të keni shumë raste në jetë kur do të sakrifikoni vlerat tuaja personale për të arritur qëllime profesionale në jetë. Kjo do t’iu ndihmojë të përzieni “biznesin me kënaqësi.”

Çuditërisht, shumë njerëz do t’iu thonë që kjo gjë është e pamundur. Megjithatë, ky pohim është absurd dhe vetëm do t’iu predikojë nga shumë njerëz. Kur të bëni atë që u’a do zemra, biznesi do të jetë kënaqësi për ju. Kur të jetoni një jetë me integritet, fama juaj do të rritet. Asnjëherë mos vendosni vetën në rrezik që të qëndroni në harmoni me vlerat dhe idealet tuaja më të mëdha.

5.Vendim-marrjet

Sa më shumë vendime të merrni, aq më shumë suksese do të arrini. Përderisa një person merr vendime të dyfishta, një tjetër mund të marr qindra vendime në ditë. Personat që marrin më shumë vendime ata gjithmonë fitojnë, edhe nëse ato vendime shume herë dështojnë. Vetëm imagjinoni, nëse jeni duke shkuar në një rrugë të kundërt, dhe rruga është njëkahëshe! Ju do të mësoni të merrni vendime të drejta dhe të menjëhershme.

Megjithatë, shumë njerëz kanë frikë të marrin vendime sepse janë të pushtuar nga frika, gjë që i paralizon. Të jesh i paralizuar nga marrja e vendimeve do t’iu humb mundësitë e mira për jetë. Gjithmonë merrni vendime, edhe nëse nuk e dini ku do të përfundoni. Shumë shpejtë do të gjeni pergjigjet që kërkoni.

6.Bëni pyetje

Shumica e njerëzve supozojnë që i dinë të gjitha pergjigjet.Supozimet e tyre në fakt ju humbin mundësitë për të kuptuar të vërtetën. Në të vërtetë, ju doni të pyesni për të gjetur rrugën e drejtë që kërkoni. Por në fakt shumë njerëz nuk bëjnë pyetje mjaftueshëm dhe zakonisht krijojnë pyetje për vetëvetën.

Të bëheni milionerë, mos i’u përgjigjni pyetjes tuaj, por bëni pyetje përgjigjes tuaj. Kur doni të dini fakte, ju duhet të pyesni, jo vetëm të sygjeroni. Shumë njerëz nuk bëjnë pyetje sepse nuk duan të përballen me rrethana të vështira, sepse kanë frikë nga ato. Për më shumë, kur të bëjnë pyetje do t’iu duhet të mendojnë më thellë, dhe kështu i injorojnë pyetjet.

7.Si të bëhemi mjeshtër

Një herë, një pianiste performoi në një gosti për 50 gra të pasura. Pasi ajo përfundoi, një grua nga publiku i tha: “Unë do të jepja çdo gjë për të luajtur si ju.” Si profesionaliste ajo piu kafen e saj me lëvizje të ngadaltë, pauzoi pak dhe tha: “Oh jo ti nuk do.” Për një çast, në dhomë mbretëroi një heshtje e madhe ku të gjithë u habitën nga ky konfuzion masiv. Ajo vazhdo, “ti do të jepje çdo gjë të luash si unë, përveç kohës. Nuk do të praktikoje sa unë, me orë të tëra, ditë pas dite, vite e vite.” Pastaj buzëqeshi duke e pirë kafen dhe vazhdoi,”ju lutem më kuptoni, nuk jam kritike, thjesht dua t’iu tregoj që kur më thoni që doni të bëheni si unë, e di që në të vërtetë nuk doni aspak.”

8.Stolisni pamjen tuaj

Kujdesi i pamjes tuaj është i dobishëm për t’u bërë një milioner. Shmangia e zakoneve të këqija si droga, duhani dhe pirja e tepërt e alkoolit gjithmonë do të ju jap një zakon më të sigurt. Duke ushtruar katër deri në pesë herë në javë, ju jeni të destinuar të bëheni më tërheqës. Shumë lehtë mund të zbukuroheni duke bërë ndryshime të vogla në paraqitjet tuaja.Unë kam parë burra të moshuar të cilët përdorin bojë për vetulla në thinjat e tyre. Gjithashtu e njohë një grua e cila fle 12 orë në ditë për të shmangur lodhjen në sytë e saj të enjtur. Vazhdimisht kujdesuni për pamjen tuaj, madje edhe në mënyrat më të vogla, si rroja ose makiazhi. Shumë shpejtë, ju do të keni më shumë mundësi për tu dukur si një milioner ose të bëheni i tillë!

9.Jepni maksimumin tuaj

Elementi i vetëm i suksesit që ju mund të kontrolloni është përpjekja që bëni. Shumica e njerëzve bëjnë punë minimale, por presin rezultate maksimale. Në vend që të pakësoni përgjegjësitë e punës, milionerët të gjejnë mënyra më të mira për të arritur qëllimet e tyre. Ata provojnë të japin maksimumin nga vetvetja duke bërë punë të mëdha.

10.Bindjuni rregullave

Më herët në biznesin tim, kam pasur një luftë të madhe për marrjen e klientëve. Kjo nuk ishte deri sa unë “i’u binda 500 rregullave”, një koncept që ndryshoi jetën time. Në thelb, ky zakon më mësoi se nëse kam kërkuar që të bëhem një milioner, do të duhej që vazhdimisht të arrija një minimum prej 500 njerëzve në muaj, ose me telefon ose me email. Duke ditur se unë do të përballesha me një numër të madh refuzimesh, isha ende i gatshëm për ta bërë.

Fatmirësisht, kam gjetur se ka shumë mënyra për të marrë një listë të kontakteve. Në fillim, ju duhet të pyesni me kujdes për këta njerëz që kanë nevojë për talentin tuaj. Kur ju t’i kuptoni ata, kontaktoni dhe ofroni iniciativë të madhe për të ofruar produktin apo shërbimin tuaj. Natyrisht, jo të gjithë do të jenë si ju, kështu që duhet të jeni të gatshëm të përballeni me një masë të ndryshme.

Zakonet e mira janë aq problematike sa edhe zakonet e këqija. Pasi të keni miratuar një zakon të mirë, mos u dorëzoni ta bëni përsëri. Një person mesatar zhvillon 6-10 zakone të reja në vit, që do të thotë se janë në rënie 6-10 zakonet të vjetra! Pavarësisht, mendoni për shprehitë tuaja të përditshme dhe si ato ndikojë tek ju. Dhe mbani mend, ju bëni shprehitë tuaja në fillim, pastaj shprehitë do t’iu ndihmojnë juve! /lajmi.net.