Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 10 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.580 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 12 pacientë. Rastet e reja janë nga Gjilani me 5, 3 raste raste në Prishtinë dhe nga një rast në Suharekë dhe Mitrovicë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,768 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,258 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.345 Në total numri i rasteve aktive është 165./Llapi.info