Me pesë protesta nëpër Prishtinë, u shënua 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve.

Në krejt këto aktivitete u kërkua mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe zbatimi i ligjit të punës, njofton Klan Kosova.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat kërkoi ngritjen e pagës minimale në 350 euro dhe rritjen e sigurisë në vendin e punës për të gjithë punëtorët.