Një person ka njoftuar se në rrethana të panjohura nga zjarri që ka përfshirë garazhin e tij, janë djegur dy automjete dhe pajisje bujqësore, njofton Llapi.info

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Shtedim të Podujevës, në ora 04:25. Njësiti i zjarrfikëseve ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin.

Sipas PK-së, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./Llapi.info