Dy persona të tjerë të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës.

Informacionet bëjnë me dije se dy trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat te vila Palma në Durrës.  

Deri më tani si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 janë shënuar 6 viktima në venin tonë, dy në Thumanësë si pasojë e shembjes së tre pallateve, tre në Durrës dhe një në Kurbin i cili si pasojë e panikut është hedhë nga ballkoni.

Ndërkohë mbi 320 persona po marrin ndihme mjekësore ne Tirane dhe Durrës./vizionplus/