Dy ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit do të bëhen të ditura sot në orën 13:30. Këtë javë u zgjodh që stadiumi në të cilin do të mbahet finalja do të jetë Estadio Benito Villamarin.

Do të ketë një periudhe 20-ditëshe në mes të ndeshjeve, ndeshjes së parë dhe ndeshjet kthyese, pasi që në këtë kohë do të zhvillohet ndeshjes e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës, transmeton Gazeta Express.

Nëse Barcelonës i bie shorti të ndeshet me Real Madridit, atëherë dy El Clasico do të zhvillohet brenda katër ditëve, fillimisht më 27 shkurt për Kupën e Mbretit dhe pastaj më 2 mars për xhiron e 32-të të La Ligës.

Barcelona arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke e përmbysur rezultatin, pasi që fillimisht kishte humbur ndeshjen e parë kundër Sevillës me rezultat 2:0. Por, ndeshjen kthyese, kësaj here me ndihmën e Messit, e fitoi me rezultat 6:1.

Në anën tjetër, Real Madridi arriti t’i fitojë që të dyja ndeshjet e fazës çerekfinale, kundër Gironës. Dy klubet tjera në këtë short janë Valencia dhe Real Betisi.