Një person nga fshati Zborc i Shtimes është rrëzuar nga një objekt gjatë kohës që ai ishte duke punuar.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ishte duke punuar në një objekt ndërtim.

Personi në fjalë ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull K/Shqiptar, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë