Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Meta do të qëndrojë në Kazermën ushtarake “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 11:00 do të rreshtohen njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për të pranuar dekoratat nga Presidenti Meta.

Ditën që Durrësi dhe Thumana u goditën nga tërmeti, Kosova kishte nisur ekipe të veçanta për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.

Puna e Ushtrisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës bëri jehonë të madhe duke treguar sukses dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.