Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ku përmend ndërhyrjet e forcave serbe në veri të Kosovës.

Për deputetin e LDK-së  këto kërcënime janë boshe, pasi tani Kosova e ka ushtrinë  e vet dhe se KFOR-i është ende i pranishëm në territorin e shtetit tonë.

Sipas tij, kjo është një gjuhë kërcënuese që dëshmon se arritja e një marrëveshje mes dy vende është  ende larg.

Për këtë arsye, Hoti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagoi karshi kë saj gjuhe kërcënuese.

Çdo dite dëgjojmë kërcenim nga Serbia, siç është rasti i fundit me kërcënimin e ministrit të jashtëm serb për ndërhyrje ne veri të Kosovës. Ata e dinë se Kosova tani e ka ushtrinë e vet, dhe se KFOR është ende në Kosovë. Prandaj, edhe ata e dinë se këto kërcënime janë boshe.

Por, kjo gjuhe kërcënuese tregon se arritja e marrëveshjes në mes të dy vendeve është ende larg. Kjo gjuhë duhet të ndalet para çfarëdo dialogu. BE-ja duhet të reagojë.

Cdo dite ndegjojme kercenime nga Serbia, sic eshte rasti i fundit me kercenimin e ministrit te jashtem serb per…

Publiée par Avdullah Hoti sur Jeudi 14 mars 2019